Lajme
Kosova pa asnjë ambasadore!
Grupi i grave deputete shpreh mospajtimin dhe shqetësimin lidhur me emrat e kandidatëve për ambasadorë
Në listën me emrat e kandidatëve për ambasadorë të rinj që kanë arritur në Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës nuk figuron asnjë femër. E vetmja femër që ishte ambasadore deri tash planifikohet të zëvendësohet me mashkull.
Sipas grave deputete, të cilat kanë reaguar përmes një komunikate për media, ky veprim paraqet shkelje flagrante të Kushtetutës së vendit dhe të Ligjit për barazi gjinore. Gjithashtu, thuhet se është shkelur konventa ndërkombëtare për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas.
“Kosova ka gra të denja dhe të afta që mund të përfaqësojnë interesat e Kosovës denjësisht dhe t’i japin një imazh modern shtetit tonë të ri”, thuhet pos tjerash në komunikatën e grave deputete, të cilat ftojnë qeverinë që të ndalojë këtë praktikë diskriminuese, kurse nga Komisioni për Politikë të Jashtme në Kuvend dhe nga Presidentja kërkon që të mos miratojnë dhe nënshkruajë këtë propozim diskriminues
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran














