Kosova
Kosova, pa flamur në shortin për Botërorin e hendbollit në Spanjë
Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll është paraqitur pa flamur në shortin e hedhur sot për Botërorin që mbahet në korrik në Spanjë.
Në mesin e të gjitha shteteve pjesëmarrëse, vetëm te Kosova u paraqit logo e Federatës dhe jo flamuri shtetëror.
Lidhur me këtë ka reagur edhe Federata e Hendbollit të Kosovës.
“Jemi të indinjuar dhe të befasuar nga ky akt i mosrespektit dhe trajtimit jo të barabartë të Kosovës si shtet dhe të FHK-së. Jemi të befasuar nga trajtimi i tillë i Kosovës nga ana e Federatës Spanjolle të Hendbolli dhe të përfaqësuesit të IHF-së, z. Per Bertelsen, i cili e udhëhoqi shortin”, përcjell albinfo.ch.
FHK urgjentisht ka kërkuar sqarim nga IHF për këtë çështje si dhe ka kërkuar që FHK dhe Kosova të respektohen si të gjitha vendet e tjera pjesëmarrëse ne Kampionatin Botëror U21 që do të mbahet në korrik në Spanjë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, një shtet i ri, por me zgjidhje të mëdha Pjesëmarrja e Kosovës në World Economic Forum përmes platformës House of Kosova po merr gjithnjë e... -
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions” -
Kurti pret nxënësit fitues të 16 medaljeve në Olimpiadën NEO në SHBA -
Finlandë
Vetëm 19 vjeçe, Hana Orllati magjeps jurinë e The Voice of Finland -
Belgjikë
U qëllua për vdekje, humb jetën shqiptari pas të shtënave me armë zjarri në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Propozimi zviceran kundër imigracionit lë shumë pyetje pa përgjigje Në përpjekjen e tyre për të kufizuar imigracionin nga Bashkimi Evropian, Partia Popullore Zvicerane (SVP) ka... -
Marigona Sun: Shtëpia juaj luksoze në Kosovë -
Në Cyrih raportohet çdo ditë një ngacmim seksual -
Zhurma e aeroportit shkakton pakënaqësi në komunat e pasura të Zyrihut -
Tuneli i ri hekurudhor mes Cyrihut dhe Winterthurit do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit














