Kosova
Kosova pa rezultate të dukshme në fuqizimin e pozitës së saj ndërkombëtare
Diplomacia e Kosovës ka pësuar regres dhe stagnim gjatë mandatit të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke mos arritur të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve dhe nevojat strategjike të vendit, kanë vlerësuar analistët politikë në vend.
Sipas tyre, për katër vite nën udhëheqjen e qeverisë aktuale, vendi nuk ka arritur të sigurojë asnjë njohje të re dhe ka pasur shumë sfida në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Sipas politologut Albinot Maloku, një nga arsyet kryesore të dështimeve diplomatike është mungesa e një vizioni strategjik nga Ministrja Gërvalla dhe ndikimi i çështjeve të brendshme, veçanërisht dialogu me Serbinë.
“Diplomacia e Kosovës gjatë mandatit të Gërvallës, si ministre e Jashtme dhe shefe e diplomacisë, ka pësuar regres dhe stagnim, të cilin Kosova nuk e ka merituar. Kjo ka ardhur si pasojë e shumë faktorëve, fillimisht nga mungesa e një vizioni strategjik të mirëfilltë nga ana e ministres dhe pastaj nga ndikimi i çështjeve të brendshme, si pasojë e dialogut që ka imponuar këtë rrjedhë ngjarjesh në Kosovë”, ka thënë ai.
Ai theksoi se gjatë këtij mandati, Kosova nuk ka arritur të ketë rezultate të dukshme në fuqizimin e pozitës së saj ndërkombëtare.
“Në rrafshin diplomatik, Kosova nuk ka për çfarë të krenohet gjatë këtij mandati. Shpresoj që në qeverinë e ardhshme të ketë një vizion tjetër, pa marrë parasysh kush do të jetë në qeveri, pasi i gjithë ky stagnim dhe regres është i padurueshëm për nevojat e Kosovës, sidomos në sektorët e njohjes së shtetit dhe fuqizimin e faktorizimit të saj ndërkombëtar. Çdo shtet duhet të ketë një tregues të tillë themelor: faktorizimin e tij në arenën ndërkombëtare”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori










