Lajme
Kosova paralajmëron sërish masa të reja
Pas rritjes së madhe të shifrave me Covid-19, ministri i Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar masa të reja në luftimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Megjithatë ai ka premtuar se Qeveria do të jetë e kujdesshme që të preket sa më pak ekonomia.
Postimi i plotë:
Para marrjes së masave të reja kam takuar sot z. Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane, z. Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve si dhe z. Hysen Sogojeva, kryetar i Odës Hoteliere të Kosovës.
Secili nga ne ndjejmë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e shëndetit publik dhe shëndetësisë, andaj është qenësore që të gjithë se bashku, nga aty ku veprojmë t’i zbatojmë rregullat për të parandaluar përhapjen e virusit sikurse dhe udhëzimet që dalin nga Manuali për Mbrojtje nga Përhapja e Covid19.
Janë të arsyeshme shqetësimet e secilës kategori të shoqërisë sonë, por të gjithë së bashku duhet të mendojmë për shëndetin publik.
Rekomandimet e marra gjatë takimit të sotëm do t’i diskutoj me kryeministrin z.Hoti, në mënyrë që masat e marra nga Qeveria të prekin sa më pak ata dhe të jenë sa më të lehta për të gjithë ne.
Edhe sot nga 1.794 mostra të marra brenda 24 orëve, 730 kanë rezultuar pozitivë, vetëm në Prishtinë janë 312 raste pozitive me Covid 19, shifra këto që na detyrojnë të jemi të sa më të kujdesshëm në respektimin e masave anti Covid.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau













