Kosova
Kosova përfiton 51 milionë euro nga Banka Botërore
Mësohet se ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Anna Bjerde, në javën e takimeve pranverore në Washington kanë nënshkruar Marrëveshjen për Financimin e Politikave Zhvillimore për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme (DPF) në vlerë prej 51 milionë euro, duke mbështetur kështu prioritetet e Qeverisë për periudhën 2021-2025, që përfshijnë transparencën fiskale, mbështetjen e sektorit privat, si dhe tranzicionin energjetik, përcjell albinfo.ch.
Në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar, ministri Murati u shpreh se reformat e mbështetura nga ky program riafirmojnë faktin se strategjia është e ngritur mbi themele të qëndrueshme fiskale dhe është në funksion të zhvillimit afatgjatë, duke konfirmuar edhe një herë përkushtimin e Qeverisë në realizimin e këtyre objektivave.
Në njoftimin për media të Ministrisë së Financave bëhet se e ditur se zëvendëspresidentja Bjerde u shpreh se Kosova ka nevojë për rritje të shpejtë e të qëndrueshme ekonomike që krijon vende të reja pune, andaj reformat që vijnë nga kjo marrëveshje do ta ndihmojnë vendin në rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19 dhe do ta përmirësojë jetën e qytetarëve.
“Në këtë kontekst, mekanizmi DPF do të mbështesë masat që synojnë rritjen e transparencës në menaxhimin e financave publike në raport me menaxhimin e borxhit publik. Po ashtu, programi mbështet përmirësimin e kushteve të të bërit biznes për sektorin privat, duke thjeshtësuar procedurat për inspektime dhe duke zvogëluar barrën administrative për bizneset. Tutje, me anë të këtij programi, ka filluar edhe krijimi i bazës që mbështet investimet në energji të ripërtëritshme, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare”, thuhet më tej në njoftim.
Ministri Murati, bashkë me delegacionin është duke qëndruar këtë javë në Washigton DC për takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











