Shkurt.ch
Kosova përfiton vetëm 10 për qind nga privatizimi
Është fjala për 60 milionë euro apo 10 për qind të 590 milionë eurove të grumbulluara deri tani në fondin e privatizimit
Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka marrë vendim që të depozitojë në bankat vendore një pjesë të fondit të privatizimit, që është mbajtur deri tani në mirëbesim jashtë vendit.
Është fjala për 60 milionë euro apo 10 për qind të 590 milionë eurove të grumbulluara deri në fondin e privatizimit.
AKP-ja do të depozitojë mjetet vetëm në bankat që përmbushin kriterin e sigurisë, pasi ajo është e dedikuar që fondet e mirëbesimit t’i ruajë për kreditorët e mundshëm dhe punëtorët legjitimë, thotë për Radio Kosovën, Yll Kaloshi.
Ekspertë të ekonomisë këtë e vlerësojnë si hap pozitiv, ndonëse të vonuar, dhe rekomandojnë që edhe pjesa tjetër e fondit të investohet në Kosovë, në sektorë të ndryshëm ekonomikë.
Në një njoftim për medie, Bordi i AKP-së siguron se Agjencia do të jetë e kujdesshme gjatë këtij procesi dhe do të investojë në përputhje me ligjin e vet dhe kriteret që ka hartuar për këtë qëllim.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Zvicër
-
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? Numri i lejeve për blerjen e armëve është rritur ndjeshëm në vitin 2025... -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër










