Lajme
Kosova Petrol merr shpërblim në Zvicër
Ndërmarrja Kosova Petrol, ditë më parë është shpërblye nga “Otherways Managment & Consulting Asociation”, në Zvicër për ofrimin e cilësisë së lartë të prodhimeve dhe sjellje korrekte ndaj konsumatorëve.
Kryetari i Odë Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka organizuar të enjten takimin tradicional “Klubi i Biznesit”, ku paraqiti shpërblimin e marrë të Kosova Petrolit. Sipas tij, ky shpërblim paraqet një sukses për këtë kompani dhe gjithë ndërmarrjet vendore, të cilat ballafaqohen me vështirësi të shumta në fushën e biznesit.
“Kjo dëshmon se ndërmarrjet e Kosovës përkundër vështirësive të shumta me të cilat ballafaqohet shpirti ndërmarrës e ka forcën e vet dhe sukseset nuk do të mungojnë as në të ardhmen”, ka thënë Gerxhaliu.
Ndërsa, ministri në largim i Integrimeve Evropiane, Besim Beqaj, ka thënë se rruga e Kosovës drejt integrimit evropian bëhet me ndërmarrësi dhe ekonomi të zhvilluar.
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Lukas Beglinger, theksoi se sektori privat është në rrugë të mirë dhe se për sukses të mëtutjeshëm kërkohet vendosmëri.
“Klubi i Biznesit” është formë e aktiviteteve të suksesshme të OEK-ut, që ka për qëllim prezantimin e ndërmarrjeve të suksesshme, të cilat me veprimtarinë e tyre janë shembull për afarizëm të suksesshëm.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror











