Kosova
Kosovë: Import i mëdh mallrash nga Serbia
Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 6.5 për qind në muajin shtator të këtij viti në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 401.1 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 376.5 milionë eurosh sa ishte në vitin 2021.
Mbi 193 milionë euro importe nga BE-ja
Të dhënat e ASK-së për eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 28.9 milionë euro, ose rreth 37.6 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 31.3 për qind. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania 12.7 për qind, Italia 5.8 për qind, Holanda 3.9 për qind, Sllovenia 3.3 për qind etj.
Në anën tjetër, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 193.6 milionë euro, ose 40.5 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 12.6 për qind.
Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga Gjermania 10.1 për qind, Greqia 6.6 për qind, Italia 4.5 për qind, Sllovenia 3.1 për qind etj.
Për një muaj, mbi 85 milionë euro import nga vendet e CEFTA-s
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë partneret kryesore në eksportin e Kosovës drejt vendeve të CEFTA-s.
“Në muajin shtator 2022, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 28.1 milionë euro, ose 36.6% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 12.1%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Maqedonia e Veriut (11.9%), Shqipëria (11.5%), Serbia (7.7%) dhe Mali i Zi (4.1%)”, thuhet në raport.
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin shtator 2022 arritën në 85.1 milionë euro, ose 17.8 për qind të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 0.8 për qind.
Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia 7.0 për qind, Maqedonia e Veriut 4.6 për qind, dhe Shqipëria 4.0 për qind.
Kosova shkëmbeu mallra edhe me vendet e tjera të botës
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 19.8 milionë euro, ose 25.8 për qind. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA 10.3 për qind, dhe Zvicra 8.6 për qind.
Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 199.3 milionë euro, ose 41.7 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (15.9%) dhe Kina (10.1%).
Këto të dhëna u bën të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me publikimin e të dhënave lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shtator 2022.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës














