Lajme
Kosova po voton
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e parë që mbajti në mëngjes tha se procesi ka filluar mbarë, pa asnjë vonesë dhe po mbahet në gjithë Kosovën
Në orën 7 e mëngjesit janë hapur të gjitha vendvotimet në Kosovë, ku pritet të zgjidhen 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e parë që mbajti në mëngjes tha se procesi ka filluar mbarë, pa asnjë vonesë dhe po mbahet në gjithë Kosovën.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të dalin në këto zgjedhje.
“Në Listën Përfundimtare të Votuesve janë 1 milion e 782 mijë e 454 emra të personave që kanë të drejtën e votës, ta ndarë në 798 Qendra të Votimit me gjithsej 2 mijë e 374 vendvotime”, theksoi Daka.
Ndërsa menjëherë në mëngjes kanë votuar edhe disa nga liderët partiak.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa votoi në Shkollën Fillore “Emin Dukraku” në Prishtinë. Ai ka bërë thirrje për zgjedhje të qeta e demokratike dhe që qytetarët të dalin në zgjedhje për të votuar. Ai ka uruar që rezultatet e zgjedhjeve të demokratike, fer dhe të lira.
Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka votuar në Shkollën e Mjekësisë, Ali Sokoli. Ai i ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë. Haradinaj tha se vetë vendosim për të ardhmen e Kosovë, prandaj votimi, sipas tij, ka rëndësi të madhe.
Edhe prokurorja e Shtetit, Laura Pula dhe zëdhënësi i policisë, Baki Kelani në një konferencë për media, kanë thënë se deri më tani në të gjitha vendvotimet nuk është shënuar asnjë incident. Ata thënë se vetëm në një rast në Prizren një qytetare është penguar të votoj, por edhe ai problem ka kaluar.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













