Lajme
Kosova pranohet edhe në Kick-Boks
Lajmin për pranimin e Kosovës në Federatën Evropiane të Kick-Boksit e ka konfirmuar, kryetari i Federatës së Kick-Boksti të Kosovës, Fatmir Makolli
Pas anëtarësimit të Kosovës në FIBA edhe Federata e Kick-Boksit të Kosovës është pranuar në Federatën Evropiane të Kick-Boksit. Ky anëtarësim ka ndodhur në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të Kick-Boksit që u mbajt në Stamboll të Turqisë. Me këtë pranim sporti kosovarë shënon edhe sukses në internacionalizim.
Lajmin për pranimin e Kosovës në Federatën Evropiane të Kick-Boksit e ka konfirmuar për “Zërin”, kryetari i Federatës së Kick-Boksti të Kosovës, Fatmir Makolli. “Jemi pranuar në Federatën Evropiane me shumicë votash, kishte vetëm një abstenim”, deklaroi Makolli.
Sipas tij, Federata Evropiane e Kick-Boksit e ka rekomanduar Federatën Ndërkombëtare të Kick-Boksit që ta pranojë Republikën e Kosovës. Dhe sipas Makollit, Bordi Ekzekutiv i kësaj të fundit do ta njoh Kosovën në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv që mbahet më 18 mars në Turqi.
Ndryshe, vetëm dy ditë më parë, Kosova u pranua edhe nga Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA). Ndërsa pas pranimit në shumë federata dhe mbi të gjitha në Komitetin Olimpik Ndërkombëtarë, Kosova ka mbetur pa u pranuar vetëm nga UEFA dhe FIFA. Në Prishtinë janë optimist se edhe ndërkombëtarizmi i futbollit do të ndodhë shumë shpejt.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar











