Kosova
Kosova pret ‘dritën e gjelbër’ për viza
Profesor Ujkani shton se bazuar në procedurat që ndiqen brenda institucioneve të Bashkimit Evropian, marrja e liberalizimit të vizave nga Kosova deri në fund të këtij viti, do të duhej të konsiderohej sukses i madh
Pas ratifikimit nga Kuvendi i Kosovës të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova me të drejtë pret sinjale pozitive nga institucionet evropiane lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, vlerësojnë përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe njohësit e integrimeve evropiane.
Blerta Deliu-Kodra, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se bazuar në përvojat e shteteve në rajon, të cilat kanë kaluar situata të ngjashme në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave, atëherë pritet që Kosova të vlerësohet pozitivisht, sidomos pas ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin, i cili kishte mbetur kusht për vendin nga Bashkimi Evropian, për të marrë liberalizimin e vizave, përcjell albinfo.ch.
Emrush Ujkani, profesor i të Drejtës Evropiane, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se procesi i vendimmarrjes së rregullt në institucionet e Bashkimit Evropian është mjaft i komplikuar dhe i tillë, do të jetë edhe lidhur me vendimmarrjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sipas tij, fillimisht Komisioni Evropian, pas raportit që do ta marrë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, do të duhet të përgatisë rekomandimin për dhënien e statusit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Më pas ky rekomandim u dërgohet paralelisht dy institucioneve tjera politike dhe vendimmarrëse, Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së, të cilat më pas, duhet të vendosin nëse Kosova do ta marrë liberalizimin e vizave.
Profesor Ujkani shton se bazuar në procedurat që ndiqen brenda institucioneve të Bashkimit Evropian, marrja e liberalizimit të vizave nga Kosova deri në fund të këtij viti, do të duhej të konsiderohej sukses i madh.
Megjithëse Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi është ratifikuar nga Kuvendi, zbatimi i marrëveshjes mbetet ende për t’u bërë. Deputetja Deliu-Kodra, thotë se institucionet e vendit janë të vetëdijshme se suksesi i këtij procesi do të vëzhgohet nga institucionet e Bashkimit Evropian.
Në anën tjetër, Raportuesja në Parlamentin Evropian për çështjen e regjimit të vizave për Kosovën, Tanja Fajon, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se gjatë muajit prill, pritet që Komisioni Evropian ta japë raportin për përparimin e Kosovës në përmbushjen e kushteve për liberalizim të vizave. Megjithatë, ajo nuk ka mundur të precizojë ndonjë afat kohorë se kur Kosova do të mund të përfitojë liberalizimin e vizave, por megjithatë, sipas saj, Kosova sigurisht që tashmë e ka bërë hapin e madh në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha












