Lajme
Kosova pret njohje të shpejtë nga Egjipti
Presidenti i sapozgjedhur i Egjiptit, Mohamed Morsi ka premtuar se pas zgjedhjes president do ta njoh menjëherë pavarësisë e Kosovës
Përfaqësuesit e Institucioneve të Kosovës mund të jenë të vetmit politikanë në rajon që i janë gëzuar më së shumti fitores së Mohamed Morsit si president i Egjiptit. Kjo për faktin, se ish lideri i dikurshëm i opozitës ka premtuar se në periudhën që do të ftojë garën presidenciale, do ta njoh menjëherë pavarësinë e Kosovës.
Këtë premtim Morsi e ka dhënë gjatë një takimi që ka pasur me ministrin kosovar të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Ky fundit ka qenë ndër të politikanët e vetëm që ka vizituar Egjiptin menjëherë pas protestave të përgjakshme që çuan në dorëheqje ish presidentin Hosni Mubarak.
Hoxhaj atëbotë qëndroi në sheshin “Tahrir” ku u zhvillua protestat, ndërsa kjo vizitë ndikoi pozitivisht në frymën prokosovare nga opozita e atëhershme egjiptiane e cila tashmë ka fituar zgjedhjet.
“Mendoj se zgjedhja e tij është një lajm i mirë për Kosovën dhe për përpjekjet e MPJ-së për të rritur numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Opozita në Egjipt, në kohën e Mubarakut gjithmonë kanë pas simpati për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Artan Behrami, këshilltar i ministrit Hoxhaj agjencisë Kosovatimes.
Njohja e Kosovës nga Egjipti ka një vlerë të veçantë për faktin se Kajroja zyrtare ka ndikim të madh te shtetet tjera islamike në kontinentin e Afrikës. Ish presidenti Muabarak gjatë periudhës sa ka qenë në krye të Egjiptit nuk ka dhënë asnjë sinjal për njohje, për shkak të lidhjeve të ngushta me Federatën Ruse. Të njëjtin qëndrim e ka mbajtur edhe ish presidenti i ndjerë i Libisë, Muahmer Gadafi.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025











