Kosova
Kosova pritet t’i ketë 1.5 milionë banorë rezidentë
Së fundmi, ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka deklaruar se rreth 1.5 milionë banorë pritet t’i ketë Kosova me regjistrimin e popullsisë, pa përfshirë diasporën, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, deri më tani (9 maj) janë regjistruar rreth 1.300.000 banorë.
“1.3.000 milionë banorë janë regjistruar, e kemi edhe një javë kohë deri më 17 maj. Ekziston kontakti me regjistruesin e zonës për ata që s’janë regjistruar. Regjistruesi lë një numër kontakti dhe një email për të treguar se ku mund të kontaktohet për t’u kthyer. 1.5 milionë banorë pritet t’i ketë Kosova, pa përfshirë diasporën”, ka deklaruar Kastrati të enjten në “Interaktiv”.
U.d. i kreut të ASK-së shtoi se nga 2012-a Kosova pritet t’i ketë 200 mijë banorë më pak, e kjo sipas tij për shkak të emigrimit.
“Është edhe shtimi natyror, rreth 23.000 lindje në vit, 10.000 vdekje, ka pasur edhe emigrim të lartë nga Kosova…Ka pasur edhe sfida për ekipet, kryesisht në zonat kodrino-malore. S’kemi mundur t’i mbështesim të gjitha ekipet e regjistrimit, pagesa ka qenë e mirë, është përfshirë edhe kostoja e udhëtimit. E kemi edhe mbështetjen e komunave”, është shprehur ai.
Kastrati ka theksuar se procesi i regjistrimit ka mbetur pak prapa në Prishtinë dhe në Prizren, për shkak të numrit të madh të popullsisë në këto dy qytete.
“Në Prishtinë ka shumë banesa ku regjistruesi tenton t’i kontaktojë, e s’është askush aty. Në Prishtinë kemi pasur sfidë edhe për stafin, pasi është dashur që regjistruesit të mos jenë persona nën hetime, t’i gjejmë të tillët”, ka potencuar ai.
Kastrati ka njoftuar se ka lagje që s’kanë pranuar kolektivisht të regjistrohen “derisa komuna t’ua plotësojë kërkesat”.
“Shumica janë të nivelit komunal, kanë kërkesa specifike, kërkojnë ujësjellës. 10-15 shtëpi jashtë Prishtinës që dikush iu ka premtuar që të kenë infrastrukturën, ata e shfrytëzojnë procesin e regjistrimit për kërkesa.
E, ai ka shtuar se deri më tani në komunat veriore janë regjistruar rreth 1.000 qytetarë, nga rreth 30.000 banorë sa mund të jenë.
“Mund të jenë rreth 1.000 të regjistruar nga komuniteti serb në veri, atje regjistrimi ka nisur me vonesë e kjo shifër është inkurajuese. Përkundër thirrjes së Listës Serbe, ata (serbët) kanë shprehur vullnetin për t’u regjistruar”, shtoi ai.
Kastrati ka deklaruar se sipas statistikave dhe matjeve, deri në 2050-n Kosova mund t’i ketë rreth 700.000 banorë për shkak të uljes së shkallës së fertilitetit. Kjo sipas tij, është sfiduese për Kosovën, por edhe për vendet e rajonit.
Ai ka ftuar institucionet të ndërmarrin veprime që të mos bie shkalla e lindjeve në Kosovë.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












