Kosova
Kosova pritet t’ia mësyjë sërish Interpolit
Për t’u pranuar në Interpol, Kosovës i duhen votat e 120 delegatëve
Edhe një javë ka mbetur deri në kohën kur Kosova për herë të katër do të tentojë që t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare policore Interpol.
Ndonëse Ministria e Punëve të Jashtme kishte thënë se po punon intensivisht me shtetet anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate që do të mblidhet në Kili, njohësit e çështjes e thonë të kundërtën, raporton KTV.
Eksperti i sigurisë, Avni Islami, thotë se gjasat që Kosova të dështojë edhe kësaj radhe janë të mëdha dhe nuk është dashur të aplikojë fare.
Arsye për këtë, sipas tij, janë moslobimi i MPJ-së dhe ofensiva e Serbisë dhe Rusisë te shtetet anëtare, kundër anëtarësimit të policisë së Kosovës në këtë organizatë.
Ndërsa eksperti tjetër, Nuredin Ibishi, vlerëson se Kosova është fokusuar më shumë në çështje të brendshme derisa e ka lënë pas dore një hap mjaft të rëndësishëm siç është pranimi në Interpol.
Kësisoj ai shton se vendi ynë do të vazhdojë të jetë një pikë e zezë, pasi nuk do të mund ta luftojë krimin transnacional dhe terrorizimin.
Ibishi gjithashtu thotë se edhe lobimi i Serbisë ka nisur moti dhe tashmë ministri i Jashtëm serb vetëm se ka udhëtuar në Kili ku edhe do të mbahet mbledhja e kësaj organizate.
Për t’u pranuar në Interpol, Kosovës i duhen votat e 120 delegatëve të kësaj organizate, nga 194 sa janë gjithsej.
Kohavisioni ka provuar të marrë edhe një qëndrim nga zëvendësministrja e MPJ-së, Rejhan Vuniqi, e cila është caktuar të merret me këtë çështje, por ajo nuk u është përgjigjur thirrjeve të televizionit.
E-Diaspora
-
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM Mërgim dhe Arta Klimenta prezantojnë suksesin e tyre në “Die Höhle der Löwen”, duke bindur investitorët... -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Hetuesit italianë marrin qasje në dosjen e tragjedisë në Crans-Montana Prokuroria e Romës intensifikon hetimet për zjarrin tragjik të Vitit të Ri ku humbën jetën dhjetëra... -
Rritet numri i studentëve të huaj në universitetet zvicerane -
Qiratë në Zvicër rriten për të rinjtë, zhvendosja drejt banesave të reja gjithnjë më e kushtueshme -
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë -
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021












