Lajme
Kosova “sfidon” pandeminë, në tetor rritje me 35% të numrit të turistëve në Shqipëri
Koha e mirë dhe mundësitë e pakta të lëvizjes në destinacione të tjera për shkak të pandemisë kanë orientuar turistët e Kosovës drejt Shqipërisë duke shënuar një rritje rekord me 35.3 për qind në muajin e dhjetë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo konfirmon edhe nje here ate qe kane shprehur operatoret se turizmi patriotik ka qene mbeshtetesi kryesor ne kete vit te veshtire.
Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se hyrjet nga Kosova në tetor ishin mbi 124 mijë ndërkohë që një vit më parë 92 mijë. Në total si 10 mujor hyrjet e shtetasve nga Kosova ishin me një rënie 41.6 për qind duke regjistruar një nivel prej 1.22 milionë.
“Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Tetor 2020, janë 481.167. Krahasuar me Tetor 2019, ky tregues rezulton me rënie 44,4 %. Në Tetor 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në territorin shqiptar janë 206.439, krahasuar me Tetor 2019, ky numër ka rënë me 46,7 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në dhjetëmujorin 2020 është 2.328.641, duke rënë me 60,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019 , raporton buletini ekonomik, përcjell Albinfo.ch.
Rënien më të madhe e ka pasur Spanja me 90,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019” thuhet në dokument.
INSTAT vlerëson se daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori shqiptar, gjatë muajit Tetor 2020, janë 485.222 duke shënuar një rënie me 45,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Tetor 2020 janë 274.126. Krahasuar me Tetor 2019, ky numër ka rënë 44,6 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Tetor 2020, janë 211.096. Krahasuar me Tetor 2019, ky numër ka rënë 46,3 %.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në dhjetëmujorin 2020, është 2.482.947 duke rënë 49,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare” thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi "Shpallja Qytetar Nderi buron nga mirënjohja e thellë për punën e tij të palodhshme të përhapjes... -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental Pas vitesh problemesh me vrimat në djathin Emmental, prodhuesit zviceranë të djathit tani lejohen të përdorin... -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim










