Lajme
Kosova, Shqipëria e Maqedonia, vende me demokraci pjesërisht të lira
‘Freedom House’ publikoi raportin vjetor për indeksin e lirisë në botë, ku vendet e Ballkanit janë në listën e shteteve pjesërisht të lira
Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia janë vlerësuar si vende me demokraci pjesërisht të lira.
Kurse në raport jepen anët pozitive dhe negative për gjendjen e të drejtave të njeriut, lirisë së shprehjes dhe planin e reformave.
Në raportin vjetor për indeksin e lirisë në botë, theksohet se kryengritjet në botën arabe në vitin 2011 kanë frymëzuar njerëzit e shtypur kudo nëpër botë.
Raporti, gjithashtu thotë se për të gjashtin vit me radhë, ka rënë numri i vendeve, qytetarët e të cilave gëzojnë të drejta të plota politike dhe civile. Si vende pjesërisht të lira janë përfshirë edhe Bullgaria dhe Rumania.
Në raport thuhet se në vitin 2011, 87 vende mund të konsiderohen të lira, njësoj si në vitin 2010, shifër kjo që përfaqëson 43 përqind të popullatës së botës.
Numri i vendeve që kanë pësuar rënie të nivelit të lirisë që është 26 vende është më i madh sesa numri i vendeve që kanë pësuar rritje të nivelit të lirisë, që është vetëm 12 vende.
Rënia e nivelit të lirisë, sipas raportit, është parë në Iran, Bahrejn, Liban, Arabi Saudite, Siri, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemen.
Ndërsa përkeqësim të nivelit të lirisë ka në Azerbajxhan dhe Kazakistan, ndërsa dështime ka edhe në Hungari, Afrikë të Jugut dhe Ukrainë.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla










