Kosova
Kosova s’ka laborator të akredituar për të gjitha analizat ushqimore
Në muajt e fundit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar tonelata të shumta të mishit, sepse ky produkt ushqimor nuk i ka plotësuar kushtet për treg.
Kjo po shihet si shqetësuese për sigurinë e ushqimeve të cilat i konsumojnë qytetarët e Kosovës, raporton KTV, përcjell albinfo.ch
E se ka mungesë në sigurinë e zinxhirit ushqimor nga AUV-i, e ka konstatuar edhe një raport i Zyrës Kombëtare të Auditimit.
“Auditimi ka nxjerrë në pah se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ende nuk e ka plotësisht funksional sistemin e sigurisë në tërë zinxhirin ushqimor. Vlerësimi i sigurisë në ushqim përmes listave të kontrollit, nuk i përfshin të gjitha Parimet e Analizës së Rrezikut dhe Pikave të Kontrollit Kritik, i njohur si HACCP. Për më tepër, as Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë nuk është i akredituar për të gjitha analizat e nevojshme për siguri në ushqim”, ka thënë Zyra Kombëtare e Auditimit.
Mes të tjerash, Auditori ka gjetur edhe moskoordinim të autoriteteve qendrore dhe atyre lokale. Kjo, pasi inspektorët komunalë nuk janë transferuar në AUV.
Por, këto mangësi, sipas drejtorit të Drejtorisë së Shëndetit Publik, në AUV, Flamur Kadriu, nuk bëjnë që produktet ushqimore të jenë të pasigurta.
Sipas tij, një numër i këtyre gjetjeve janë adresuar edhe nga vetë Agjencia dhe një pjesë e tyre janë mangësi teknike.
Auditori i Përgjithshëm e ka hartuar raportin për vitin 2018 dhe gjashtëmujorin e parë të vitit 2019. Studimin e ka kryer pikërisht me produkte të mishit dhe grurit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë














