Kosova
Kosova synon fitoren në miqësoren me Norvegjinë
Të mërkurën, prej orës 19:00, është miqësorja Norvegji – Kosovë, që zhvillohet në stadiumin “Ullevaal” në Oslo.
Për selektorin e Kosovës, Franco Foda, miqësorja me norvegjezët është shumë e rëndësishme. Foda debutoi në ndeshjet e marsit, ndërsa pritjet janë që ta lëvizë para përfaqësuesen.
“Kishte shenja të mira në ndeshjet ndaj Armenisë dhe Hungarisë. Disa lojtarë janë të lënduar, si Rashica e Muslija, sa për të përmendur disa. Stërvitjet në Prishtinë kanë shërbyer për të kuptuar edhe më mirë parimet tona të lojës, që të jemi aktivë në gjithë fushën. Duam të luajmë me top dhe në mënyrë dimanike. Pasi të humbim topin duam të bëjmë presion të menjëhershëm dhe kjo ka funksionuar në dy ndeshjet e kaluara miqësore. Duam të provojmë sërish me presing të lartë dhe ta fitojmë topin sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Foda.
Ai ka përmenduar lojtarët kryesorë të Norvegjisë.
“Do të jetë shumë e rëndësishme të funksionojmë si ekip, të fitojmë topin si ekip. Pra, të përballemi si ekip ndaj Haalandit, Odegardit dhe të tjerve”.
Kosova më 6 shtator nis me ndeshje në edicionin 2024/2025 të Ligës së Kombeve. Fitimi i ndeshjes së fundit para ciklit të ri do të ishte me shumë peshë. Por jo vetëm fitorja ka rëndësi, thotë Foda.
“Natyrisht se duam të fitojmë ndeshjen nesër, por për mua është e rëndësishme se si luajmë dhe sa zbatojmë në lojë atë që kemi bërë në stërvitje”, ka shtuar selektori i Kosovës.
Miqësorja në Oslo do të jetë e veçantë për mesfushorin Valon Berisha. Ai në vitin 2016 kishte lënë pozitën e startuesit te Norvegjia dhe iu bashkua Kosovës. Berisha për kohë të gjatë ishte prej lojtarëve kryesorë të Kosovës. Pritet të jetë i rëndësishëm edhe të mërkurën mbrëma.
Kosova po ashtu pritet të ketë përkrahje nga bashkëatdhetarët shqiptarë në Norvegji dhe vendet përreth.
Berisha ka treguar se në përfaqësuesen e Norvegjisë kanë ndryshuar shumë gjëra nga koha kur ishte ai. Ka thënë se prej lojtarëve ishte vetëm Odegaardi. Edhe Berisha ka përmendur forcën ofenzive të Norvegjisë.
“Nuk na intereson shumë se çka bën kundërshtari, por çka duam ne. Ne duam të tregojmë se çka kemi stërvitur deri më tani dhe sa do të shfaqim prej kësaj në fushë”, ka thënë mesfushori me përvojë.
Berisha ka përsëritur se është krenar që luan për Kosovën. Por ka treguar se ishte krenar edhe kur luante për Norvegjinë.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












