Lajme
Kosova thërret bijtë e saj
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka tashmë janë nën presion për të luajtur për Kosovën, që pritet të pranohet në UEFA. Edhe sulmuesi kosovar, Albert Bunjaku, i cili luan pikërisht në kampionatin zviceran ka thënë se do të ishte e bukur që Shaqiri dhe Xhaka të luajnë për Kosovën
Kosova më 3 maj pritet të pranohet në UEFA dhe Përfaqësuesja kosovare do të luajë në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. Kjo pritet të hapë një ‘plagë’ të vjetër, ku shumë futbollistë kosovarë luajnë në Kombëtare tjera, shumë prej tyre në Zvicër dhe Shqipëri, shkruan albinfo.ch.
Derisa futbollistët që luajnë për Shqipërinë nuk pritet të largohen, për ata të Zvicër ende është një temë e hapur. Tashmë në Kosovë të gjithë shpresojnë që Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e të tjerët të vendosin të luajnë për Kosovën. Këtë e kanë shprehur edhe hapur.
Ndihmëstrajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti deklaroi në televizionin publik “RTK”, se Shaqiri e Xhaka janë të mirëpritur. “Shaqiri, Xhaka, por edhe të tjerët e kanë derën e hapur gjithmonë në Përfaqësuesen e Kosovës”, kishte thënë Sahiti. Një gjë të tillë e kishte thonë gjithmonë edhe përzgjedhësi Albert Bunjaki.
Ai së fundi kishte folur për Alban Mehën, që nuk po ka vend te Shqipëria, dhe Adnan Januzaj, i cili nuk po grumbullohet nga Belgjika. “Meha ka qenë edhe më herët në planet e mia, por për këtë çështje do të flasim pas pranimit në UEFA. Sa i përket Adnan Januzajt, unë kam folur shumë më herët me të, kur Kosova nuk ka qenë e pranuar, dhe pasi të pranohemi sigurisht se do të ketë derën e hapur”, ishte shprehur përzgjedhësi kosovar.
Edhe sulmuesi kosovar, Albert Bunjaku, i cili luan pikërisht në kampionatin zviceran ka thënë se do të ishte e bukur që Shaqiri dhe Xhaka të luajnë për Kosovën. “Nuk mund ta gjykoj mënyrën sesi do të vendosin ata. Natyrisht, do të ishte një gjë e bukur nëse luajnë për ne. Këta lojtarë bëjnë mirë në çdo skuadër. Mirëpo, janë në duar të mira edhe tek përfaqësuesja zvicerane. Janë rritur atje dhe kanë për ta falënderuar”, deklaroi ai për “Blick”.
Por, edhe te Zvicra tashmë janë të vetëdijshëm se Kosova pritet të pranohet dhe Përfaqësuesja kosovare do të luajë në ndeshjet zyrtare ndërkombëtare. “Qeveria zvicerane ka qenë njëra prej të parave që e ka njohur politikisht Kosovën. Natyrisht, do ta votojmë edhe pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës. Por, jo të gjitha çështjet janë sqaruar sa u përket lojtarëve dhe federatave”, ka thënë sekretari i Federatës Zvicerane të Futbollit, Alex Miescher.
Edhe në një sondazh të gazetës “Blick”, shumica kanë votuar se Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do të luajnë për Kosovën. 52.7 prej tyre besojnë se ata do të luajnë për Kosovën, kurse 47.3 mendojnë se do të mbeten te Përfaqësuesja helvetike.
Xherdan Shaqiri më herët kishte thënë se nuk dëshiron të largohet nga Zvicra, por kjo nuk do të thotë se do të ndodhë pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA. Më kategorik ka qenë Valon Behrami, i cili ka thënë qartë se nuk do t’i bashkohet Kosovës.
E-Diaspora
-
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM Mërgim dhe Arta Klimenta prezantojnë suksesin e tyre në “Die Höhle der Löwen”, duke bindur investitorët... -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Hetuesit italianë marrin qasje në dosjen e tragjedisë në Crans-Montana Prokuroria e Romës intensifikon hetimet për zjarrin tragjik të Vitit të Ri ku humbën jetën dhjetëra... -
Rritet numri i studentëve të huaj në universitetet zvicerane -
Qiratë në Zvicër rriten për të rinjtë, zhvendosja drejt banesave të reja gjithnjë më e kushtueshme -
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë -
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021












