CH-Ballkani
Kosova, vend atraktiv për investitorët e huaj
Sipas Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, investimet e huaja direkte deri në muajin nëntor të vitit të kaluar kanë qenë rreth 220 milionë euro, kurse në vitin 2015 këto investime kanë qenë rreth 320 milionë euro
Investitorët kanë shumë fusha ku mund të investojnë në Kosovë, që mund të jetë një treg shumë i mirë për ta. Ndër fushat ku mund të investojnë janë sektori i agrobiznesit, minierat dhe mineralet, si dhe fusha e teknologjisë.
Investime ndërkombëtare në Kosovë në vazhdimësi nga njohës të fushës së ekonomisë dhe nga vetë institucionet e Kosovës ishin cilësuar si promotor i zhvillimit ekonomik të vendit si dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës, raporton “Evropa e Lirë”.
Ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë e kishte penguar edhe situata jo e mirë politike në vend. Kjo situatë kishte pasur ndikim të madh në rënien e interesimit të kompanive të huaja që të kapitalin e tyre ta shtrijnë në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, investimet e huaja direkte në vend deri në muajin nëntor të vitit të kaluar kanë qenë rreth 220 milionë euro, kurse në vitin 2015 këto investime kanë qenë rreth 320 milionë euro.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun Në Corpataux-Magnedens, familjarë, miq dhe artdashës mblidhen për të nderuar një personalitet që jetoi mes pikturës,... -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live
Jeta në Zvicër
-
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës Kushdo që viziton një stacion urgjence duhet të paguajë një tarifë prej 50 frangash. Në kantonin... -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027 -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish












