Kosova
Kosova vendos sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë
Sot, Kosova, sipas vendimit të Qeverisë, ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, përcjell albinfo.ch.
Sanksionet i ka paraqitur zv. kryeministri Besnik Bislimi.
“Në vazhdim të kundërshtimit të agresionit rus, në përputhje me sanksionet e BE-së, MPJD propozon për shqyrtim dhe miratimin për pakon e sanksioneve të BE-së ndaj Federatës Ruse, Bjellorusisë, si dhe të gjitha sanksioneve të tjera”.
“Më 3 qershor të këtij viti BE aprovoi pakon e gjashtë të sanksioneve ekonomike. Pakoja e gjashtë e sanksioneve përfshin ndalimin e importit të naftës së papërpunuar, pezullimin e transmetimit në BE për tre mediume të tjera shtetërore ruse, gjithashtu BE miratoi sanksione kundër 65 individëve, përgjegjës për krimet e kryera në Bucha”.
“Në përputhje me vendimin për pakot paraprake, MPJD propozim për shqyrtim dhe miratim të këtij vendimi në vazhdimësi të të gjitha sanksioneve të përcaktuara nga BE-ja drejt Rusisë dhe Bjellorusisë”, ka thënë Bislimi.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026












