Futboll
Kosovare Asllani feston ndeshjen e 200-të me Suedinë
Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani ka bërë 200 ndeshje me Suedinë
Një nga futbollistet më të suksesshme në Evropë, pa dyshim është Kosovare Asllani.
Ish-fituesja e Këmbës së Artë dhe kandidate për Topin e Artë ka zhvilluar ndeshjen e 200-të me Suedinë në fitoren ndaj Danimarkës 1:0, shkruan albinfo.ch.
Kosovarja ishte kapitene e Suedisë duke asistuar në golin e vetëm në këtë ndeshje, që i solli tri pikë Suedisë në Kampionatin Evropian të Femrave, që po zhvillohet në Zvicër.
Pas ndeshjes ajo festoi me një fanellë numër 200 para tifozëve të Suedisë, në shenjë simboli për 200 ndeshje.
Sfida u zhvillua në Gjenevë.
Kosovarja është nga viti 2008 me Suedinë, duke shënuar edhe 48 gola, derisa ka marrë pjesë në Kampionate Evropiane, Botërorë e Lojëra Olimpike.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër "Pushimet e nxehta" nuk ekzistojnë, por punëdhënësit dhe shkollat kanë detyra - Dhe një shtëpi që... -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë













