Kosova
Kosovarët, drejt bregdetit shqiptar, kolona të gjata në kufi
Si çdo fundjavë, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë Shqipërinë destinacionin kryesor për pushime, transmeton albinfo.ch.
Për shkak të numrit të madh, lëvizja në Rrugën e Kombit gjatë paradites së sotme paraqitet e rënduar.
Të favorizuar nga moti i mirë dhe temperaturat e larta, ata kanë vendosur të kalojnë këto ditë pranë bregdetit.
Disa javë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi si masë kufizuese anti Covid kalimin e kufirit vetëm më testin negativ PCR të koronavirusit. Kjo pengonte qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës të udhëtonin lirshëm drejt dy shteteve. Megjithatë, Kosova doli me një vendim të dytë, ku theksohet se nuk është nevojë për testin negativ për të kaluar kufirin.
Ndërkohë, Shqipëria ka dalë nga lista e kuqe e vendeve që paraqesin risk të lartë të pandemisë Covid 19.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe













