Kosovarët e humbin garën për privatizimin e PTK-së

Komisioni Qeveritar i Privatizimit të PTK-së ka përzgjedhur pesë kompani ndërkombëtare për blerjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së

Një kompani kosovare dhe një e konsorsiom britaniko-polonez, janë eliminuar nga gara për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovë (PTK), ndërsa në garë për kompaninë më fitimprurëse në 12 vitet e fundit, janë pesë kompani ndërkombëtare. 

Komisioni Qeveritar i Privatizimit të PTK-së ka miratuar tashmë listën e kompanive të parakualifikuara për blerjen e aksioneve të PTK-së. Ndërsa nga ajo që u publikua, u pa se në listën nuk figurojnë dy kompani që ishin përzgjedhur fillimisht në mesin e shtatë kompanive më serioze për blerjen e aksioneve të PTK-së 

Shanset për PTK-në i ka humbur tashmë “Elkos LLC” e pronarit Ramiz Kelmendi nga Peja, i cili posedon një varg të marktetesh (ETC) në gjithë Kosovën si dhe konsorciumi “Avicenna Capital LLC-Twelve HORNBEAMS (Mbretëria e Bashkuar, Poloni ). 

Në bazë të vendimit të Komisioni Qeveritar i Privatizimit të PTK-së, kompanitë që kanë plotësuar janë: Albright Capital Management LLC, në bashkëpunim me Portugal Telecom; Columbia Capital në konsorcium me ACP Axos Capital Gmbh, në bashkëpunim me British Telecom – Poloni (në pronësi të British Telecom); M1 International Limited; Turkcell dhe; Twelve HORNBEAMS në konsorcium me Avicenna Capital LLC, në bashkëpunim me Sofrecom (pjesë e France Telecom)

Përfshirja e të gjitha këtyre kompanive për privatizimin e PTK-së, siç u tha se tregon për atraktivitetin e kompanisë dhe tregut të telekomit në Republikën e Kosovës në botë. Sipas Komisioni Qeveritar i Privatizimit të PTK-së, tenderi pritet të hapet në fillim të muajt shtator, ndërsa do të qëndroj i hapur për rreth 2 muaj.