Kosova
Kosovarët, të pakënaqur me parregullsitë dhe rritjen enorme të çmimeve të terminëve për viza gjermane
Ani pse thuhet se kjo është një lehtësim, VisaMetric tregon se ky shërbim ka dëshmuar veten, aplikantët e thonë të kundërtën
Ambasada Gjermane në Kosovë së fundmi doli me një njoftim se terminet e vizave Schengen për udhëtime turistike në Gjermani tani mund të rezervohen përmes ofruesit të jashtëm të shërbimit VisaMetric, përcjell albinfo.ch.
Ani pse thuhet se kjo është një lehtësim, VisaMetric tregojnë se ky shërbim ka dëshmuar veten, por aplikantët e thonë të kundërtën. Madje, shumë të mllefosur tregojnë që VisaMetric po i zhvat qytetarët në mënyrën më të keqe, duke bërë thirrje nga ambasda gjermane që të ndalojë këtë shërbim.
Qytetarja Shkurta Shala, para kamerës së televizionit, ka thënë se përkundër sa ka paguar 80 euro më shumë për shërbimin “VIP”, ajo prapëseprapë nuk ka marrë shërbime kualitative.
“Nuk pata ndonjë lehtësi, vetëm vështirësi. P.sh. e kam paguar sistemin VIP që e kam paguar 80 euro më shumë dhe kam pritur 4 orë më shumë. 30 euro posta, kurgjo tjetër.
Për shkak të radhëve të gjata që janë krijuar para VisaMetric, janë ankuar edhe banorët e zonës përreth, të cilëve u është vështirësuar lëvizja.
Një qytetare tjetër, me emrin Elfete, është shprehuar e tmerruar me shërbimet e VisaMetric. Ajo ka thënë se kjo është plaçkitje në pikë të ditës.
“Tmer. Tmerr, tmerr, tmerr. Staf që nuk di me punu, plaçkitje në pikë të ditës. 90 euro me na i pru dokumentet në shtëpi. Lehtësira nuk ka. Shiheni gjendjen brenda, është plaçkitje”, ka thënë ajo.
Më 13 shtator, ambasada gjermane lëshoi njoftimin se aplikimi për vizë do të mund të bëhet vetëm nëpërmjet VisaMetric, kompani e cila do t’i dërgojë më pastaj aplikacionet te ambasda për ekzaminim.
“Ofruesi i shërbimit VisaMetric ju ndihmon të bëni aplikimin tuaj për vizë Schengen. Ai dërgon dokumentet tuaja në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, ku aplikimi do të vazhdojë të ekzaminohet dhe vendoset. Pastaj merr pasaportën nga ofruesi i shërbimit. Ofruesi i shërbimit do të lejojë një takim dukshëm më të shpejtë, i cili do të shkurtojë ndjeshëm kohën e pritjes për aplikim”, njoftoi ambasada.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











