Shkurt.ch
Kosovarët, grupi më i madh i azilkërkuesve në Baden-Württemberg
Ata përbëjnë 19.4 për qind të numrit të përgjithshëm ose më shumë se shtetasit e Sirisë të cilët përbëjnë 19 për qind të këtij numri
Në landin Baden-Württemberg të Gjermanisë gjatë muajit nëntor është shënuar një fluks rekord personash që kanë kërkuar azil. Në këtë periudhë janë regjistruar gjithsej 2997 azilkërkues që është më shumë se dyfishi i vitit të kaluar, kur ishin 1372 ish. Po ashtu nëntori paraqitet si muaji me më së shumti azilkërkues për ketë vit deri më tash, shkruan Stuttgarter Nachrichten.
Ajo që bie në sy në këtë statistikë është se më së shumti azilkërkues gjatë nëntorit kanë ardhur nga Kosova. Ata përbëjnë 19.4 për qind të numrit të përgjithshëm dhe është e habitshme se janë më shumë se azilkërkuesit nga zonat e krizës ose të luftës. Menjëherë pas kosovarëve vijnë shtetasit e Sirisë të cilët përbëjnë 19 për qind të numrit të përgjithshëm. Në vazhdim, 13 për qind të azilkërkuesve të ardhur gjatë nëntorit janë nga Serbia, Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina (marrë së bashku).
Shtetet e përmendura ballkanike, përveç Kosovës, nga 6 nëntori konsiderohen si “vende te sigurta”. Kjo nënkupton se kërkesat e shtetasve përkatës përpunohen më shpejtë dhe azilkërkuesit në fjalë dëbohen me procedurë më të shpejtuar në vendet prej nga kanë ardhur. Vetëm 0.3 për qind të azilkërkuesve nga këto vende ia dalin të fitojnë azilin.
Kosova, prej nga aktualisht vijnë më së shumti azilkërkues, ende nuk është futur në listën e vendeve të sigurta nga Gjermania, edhe pse shtete si Franca dhe Austria e kanë bërë këtë, shkruan gazeta. Kosova nuk është futur në listën në fjalë dhe as nuk është debatuar futja e saj, i ka thënë gazetës një politikan i CDU-së. Sipas tij, një gjë e tillë do të refuzohej nga të Gjelbrit në Parlamentin Federal të Gjermanisë.
Gjatë 11 muajve të deritashëm të këtij viti në Baden-Württemberg kanë kërkuar azil 21936 persona. Llogaritet se deri në fund të vitit numri do të mbërrijë në 26 mijë, që do të ishte 53 për qind më shumë se në vitin e kaluar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët Gjykatat kanë mbështetur vendimin e Gjenevës për të ndaluar fëmijët që jetojnë në Francë të ndjekin... -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve













