Kosova
Kosovarët kanë mbi 5.5 miliardë euro në banka
5.5 miliardë euro janë depozitat e qytetarëve dhe bizneseve në bankat e Kosovës.
Kështu bën të ditur raporti mujor i Bankës Qendrore e Kosovës, për muajin janar.
Sipas BQK-së, nga shuma e përgjithshme, 3.6 miliardë euro u takojnë ekonomive familjare derisa rreth 2 miliardë u takojnë korporatave.
Për këtë, bankat komerciale u paguajnë depozituesve normë vjetore të interesit prej 1.8 për qind.
Në anën tjetër, shuma e përgjithshme e kredive të aprovuara nga bankat në janar 2023 ka arritur në mbi 4.3 miliardë euro.
Ndërkaq, norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.6 për qind, një rritje e konsiderueshme në raport me një vit më parë.
Nga normat e interesit dhe shërbimet bankat komerciale në Kosovë veç në muajin janar të këtij viti kanë fituar hiç më pak se 13.4 milionë euro neto.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












