Lajme
Kosovaret me padurim presin vendimin e UEFA-s
Në Budapest tashmë ka filluar punimet Kongresi i UEFA-s, ndërsa çështja e Kosovës është në pikën 10 të rendit të ditës
Qytetarët e Kosovës e në veçanti lojtarët dhe futbolldashësit, po e presin me padurim vendimin që do të sjellë sot Kongresi i UEFA-s që po mbahet në Hungari për pranimin e Republikës së Kosovës si shteti i 55 i saj. Në Budapest tashmë ka filluar punimet kongresi, ndërsa çështja e Kosovës është në pikën 10 të rendit të ditës.
Në Hungari tashmë po qëndron një delegacion i Kosovës i prirë nga kryeministri Isa Mustafa dhe gati gjithë strukturat drejtuese e Federatës së Futbollit kosovarë. Ndërsa dy ditë më parë me një autobus kanë udhëtuar gazetarët dhe kameramanët e të gjitha medieve kosovare.
Siç raportojnë mediet nga Budapesti, disa tifozë nga Kosova e kanë shpalosur një baner para objektit ku po mbahet Kongresi i UEFA-s në Budapest ku shkruhet se: “Kosova do të jetë edhe anëtari i 210-të i FIFA-s”, ndërkohë që e kanë edhe një porosi tjetër “Faleminderit UEFA”, kanë shkruar ata po ashtu në gjuhën angleze.
Por, para se të hidhet në votim pranimi i Kosovë, UEFA duhet të ndryshojë pikën ku kërkohet që një shtet për t’u anëtarësuar duhet të jetë pjesë e OKB-së. Ndryshimi parashikon që në UEFA të pranohen të gjitha shtete që janë njohur nga gjysma e shteteve evropiane. Me këtë ndryshim, Kosova duket se e ka të sigurt pranimin.
Për të marrë dritën jeshile nga UEFA, Kosovës i duhen më shumë se sa 28 vota, pasi që të drejtën e votës e kanë 54 shtet. Vetëm nga lista e BE-së Kosovën e kanë njohur 22 shtet, nga 28 sa ka gjithsej. Por të drejt vote kanë edhe shtete fqinje, Turqia..etj.
Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, tha se Fadil Vokrri do të ngritë flamurin e Kosovës në UEFA dhe se do të marrin më shumë se sa 28 vota të nevojshme. “Jam optimist se Fadil Vokrri do ta ngritë flamurin e Kosovës në Kongresin e UEFA-s. Besoj se Kosova do të marrë më shumë se sa 28 vota”, tha Ademi.
Albinfo.Ch do të raportoj me kohë për çdo risi që vjen nga Budapesti. Ndërsa pranimi i Kosovës do t’i vë para dilemës shumicën e lojtarëve kosovarë që luajnë për shtetet e huaja. Nëse vlen praktika e mëhershme, pas pranimit të shteti amë, të gjithë lojtarët kanë të drejt të luajnë për kombëtaret e vet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike











