Lajme
Kosovarët mund të udhëtojnë në Kroaci me viza schengen
Nga dita e hëna, 11 mars 2013, qytetarëve të Kosovës që posedojnë vizë schengen, nuk do t’u kërkohet vizë për të hyrë, qëndruar apo kaluar transit nëpër Kroac
Ambasada e Republikës së Kroacisë në Prishtinë, nëpërmjet një note verbale, ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës se autoritetet kroate kanë vendosur që të kthehet regjimi i mëparshëm për hyrje të qytetarëve të Kosovës në territorin e Kroacisë.
Sipas këtij vendimi, shtetasit e Kosovës të pajisur me vizë schengen, mund të hyjnë në Republikën e Kroacisë pa pasur nevojë të pajisen me vizë kroate.
Ky vendim ka ardhur pas atij të shkurtit përmes të cilit për qytetarëve të Kosovës me vizë schengen, të cilët nuk kanë pasur leje qëndrim të rregullt në vendet e BE-së, u është kërkuar vizë kroate për të hyrë në Kroaci.
Me këtë rast, sipas një kumtese lëshuar nga MPJ, autoritetet e dy shteteve kanë pasur bisedime shumë të frytshme dhe tashmë autoritetet kroate kanë gjetur zgjidhje që do të mundësojë lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të Kosovës në Kroaci.
“Pra, nga e hëna, 11 mars 2013, qytetarëve të Republikës së Kosovës që posedojnë vizë schengen me validitet territorial të kufizuar (Valid for: Schengen States (–ES, GR, SK)) nuk do t’u kërkohet vizë për të hyrë, qëndruar apo kaluar transit përmes territorit të Republikës së Kroacisë”, thuhet në njoftim.
Sipas vendimit të autoriteteve kroate, dokumentet e lartpërmendura duhet të jenë valide në momentin e lëshimit të territorit të Kroacisë.
“Ky regjim do të jetë valid deri në datën e hyrjes së Republikës së Kroacisë në Bashkimin Evropian”, thuhet më tej në komunikatën e MPJ-së. Kjo e fundit shpreh mirënjohje për autoritetet kroate për vullnetin dhe gjetjen e shpejtë të zgjidhjes, duke pasur parasysh edhe detyrimet në proceset integruese evropiane.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










