Lajme
Kosovarët preferojnë produktet e Serbisë
Produktet serbe vazhdojnë të dominojnë çdo ditë e më shumë nëpër qendra tregtare të Kosovës, madje mbesin më të preferuarat nga konsumatorët
Pavarësisht thirrjeve të organizatave jo qeveritare, por edhe të lëvizjes Vetëvendosje për moskonsumim të produkteve të Serbisë, ky apel nuk ka dhënë efekt.
Sipas qytetarëve, çmimi më i lirë në raport me prodhimet vendore, por edhe ato që importohen nga vendet tjera të Bashkimit Evropian (BE) ka bërë që këto produkte të jenë ndër më të shiturat në Kosovë.
Njohës të rrethanave ekonomike thonë se produktet serbe edhe më tutje do të vazhdojnë të kenë hapësirë të mjaftueshme në tregun kosovar. Sipas tyre, prodhuesit serbë kanë qenë të privilegjuar nga Qeveria e Serbisë kur kanë eksportuar prodhimet e tyre në Kosovë.
Sipas Berat Rukiqit, sekretar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), janë disa faktorë që kanë ndikuar që produktet serbe të mbesin më të preferuara në tregun kosovar. Sipas tij, prodhuesit serbë për të eksportuar në Kosovë kanë pasur beneficione të ndryshme.
“Rruga ka qenë e hapur dhe ata nuk kanë pasur asnjë pengesë për të depërtuar në tregun tonë. Po ashtu, ata në atë kohë kanë pasur mbështetje nga Qeveria e Serbisë, por kanë pasur edhe përkrahje nga administrata e UNMIK-ut, pasi që për një kohë të gjatë ata kanë futur mallin pa doganë”, tha ai raporton “Zëri”.
Sipas Rukiqit, për t’i zëvendësuar produktet serbe duhet edhe një kohë më e gjatë. Ai thotë se ato produkte kërkohen edhe nga konsumatorët kosovarë, ngase në të shumtën e rasteve ato janë edhe më të lira sesa prodhimet vendore.
Ramiz Kelmendi është pronar i kompanisë më të madhe kosovare që posedon mallra serbe “Elkos”. Ai thotë se për t’i zëvendësuar produktet e importuara nga Serbia duhet të rritet prodhimi vendor, i cili nuk është i kënaqshëm për të mbuluar importet serbe.
Kelmendi thotë se mundësi tjetër për të hequr produktet serbe nga Kosova është edhe heqja e doganës për disa produkte të shteteve tjera. “Nëse do të ndodhte një gjë e tillë, atëherë produktet nga shtete tjera do të vinin në Kosovë me çmim të njëjtë ose më të lirë sesa të produkteve serbe”, tha ai.
Organizatat jo qeveritare por edhe ato biznesore disa herë kanë bërë fushatë për konsumimin e produkteve vendore dhe shmangien e produkteve nga Serbia. Pavarësisht këtyre thirrjeve, produktet serbe edhe të konsumit, por edhe teknika e bardhë dhe sanitaria, janë pëlqyer nga kosovarët.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026












