Lajme
Kosovarët së shpejti me ID biometrike
Me ndryshimin e ligjit krijohet baza për nxjerrjen e letërnjoftimeve sipas standardeve ndërkombëtare
Qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të pajisen me letërnjoftime biometrike, me të cilat do mund të kalojnë edhe nëpër shtetit e rajoni. Madje Maqedonia është shteti i parë i cili në parim ka arritur marrëveshje me Kosovën për kalim kufitar vetëm me letërnjoftime biometrikë.
Por, ky mbetet vetëm fillimi, sepse Qeveria e Kosovës vetëm të hënën miratoi vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftime. Me këtë vendim ekzekutivi kosovar krijohet infrastruktura ligjore që i hapë rrugë pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime biometrike.
Ministri i Rendit, Bajram Rexhepi tha se me ndryshimin e ligjit krijohet baza për nxjerrjen e letërnjoftimeve sipas standardeve ndërkombëtare. Po ashtu ai tha se Maqedonia është shteti i parë që ka pranuar qarkullim kufitar vetëm me letërnjoftime, por paraprakisht, sipas tij, duhet të bëhen ID-të.
Kryeministri Hashim Thaçi, ndërkaq ka kërkuar edhe nga shtetet fqinje që të aplikohet qarkullimi me letërnjoftime, si njëri nga kushtet themelore të BE-së për lëvizje të lirë dhe pa pengesa.
Ndryshe, qytetarët e Kosova me letërnjoftime mund të kalojnë nëpër shtetet e rajonit, kryesisht në Malin e Zi dhe në Serbi. Po ashtu edhe Shqipëria ka aplikuar kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftime, por vetëm gjatë sezonit të verës, nga qershori deri në shtator. Pas kësaj periudha është rikthyer masa e kalimit të rregullte, me pasaportë.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












