Lajme
Kosovarët shpenzojnë qindra milionë euro për thirrje telefonike
Kosovarët nuk po i kap ende kriza ekonomike, ata vazhdojnë t’i risin shpenzimet. Shembull për këtë janë faturat e telefonave. Vitin e kaluar kosovarët kanë shpenzuar rreth 20 milionë euro më shumë në thirrjet telefonike sesa një vit më parë.
Të dhënat e fundit të Autoriteti Rregullator të Telekomunikacionit tregojnë se kosovarët kanë rritur më së shumti shpenzimet e tyre në thirrjet telefonike me telefona mobilë, por nuk kanë lënë pa thirrur edhe më shumë me telefonat e tyre fiks.
“Segmenti i telefonisë mobile ka shënuar rritje prej rreth 9.94 për qind ndërsa segmenti i telefonisë fikse ka shënuar rritje prej 0.67 për qind”, thuhet në raportin e ART-së, të publikuar këtë fundjavë.
Sipas të dhënave të ART-së, gjatë vitit 2011 kosovarët kanë shpenzuar hiç më pak se 199 milion euro, apo 18 milionë euro më shumë se gjatë vitit 2010, kur kishin harxhuar 181 milionë euro, shkruajnë mediat kosovare.
Në thirrje përmes telefonisë fikse, kosovarët gjatë vitit 2011 kanë shpenzuar mbi 20 milionë euro. Sipas të dhënave të ART-së, në krahasim me një vit më parë kosovarët kanë shpenzuar rreth 14 mijë euro më shumë.
Këto të dhëna tregojnë se mesatarisht çdo kosovar në thirrje telefonike shpenzon 126 euro brenda vitit, raportojnë mediat në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












