Lajme
Kosovarët shprehin interesim të madh për të vizituar Vlorën
Interesim i madh i qytetarëve nga Kosova është parë për të vizituar Karaburunin, Sazanin si dhe Shpellën e Haxhi Aliut në Vlorë
Ermal Malaj, pjesë e një kompanie turistike, tha se se për këtë vit sezoni turistik ka filluar shumë shpejt, derisa theksoi se turistët kryesisht janë nga Kosova.
“Vjet mbaj mend që në shkurt kemi filluar me guidat e para. Ne kemi filluar shumë shpejt me turistët që janë nga Kosova”.
Ai ka folur edhe për veçantin e Karaburunin, Sazanin si dhe Shpellën e Haxhi Aliut, që siç thotë ai Shpella e Haxhi Aliut mbetet pothuajse një nga vendet me të vizituara nga turistët.
“Qytetarët e Kosovës kanë treguar interes të lartë dhe jo vetëm gjatë sezonit. Janë tri destinacione që kanë veçanti. Ishulli i Sazanit është ndër ishujt më të mëdhenj në Shqipëri dhe ka shërbyer si bazë ushtarake”, shprehet ai për EO.
Bashkia e Vlorës, edhe pse në kushte kur asgjë nuk parashikohet dot, nuk ka ngurruar të bëjë thirrje për pushuesit që të zgjedhin pikërisht këtë pjesë për të kaluar pushimet.
Gazetarët nga Kosova për tri ditë kanë qëndruar në qytetin e Vlorës, ku kanë shikuar nga afër bukuritë e këtij vendi, e kjo u mundësua nga Trip to Albania në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, shkruan Rtk, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë Kosovar i dyshuar për vrasje në tentativë ekstradohet nga Gjermania... -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë -
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë -
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












