Lajme
Kosovari 28 vjeç mbytet në lumë duke ikur nga policia
28-vjeçari donte të hynte në një apartament kur e zbuluan policët. Pastaj ai duke ikur u hodh në lumë, rryma e të cilit e çoi larg dhe e mbyti
Në Bellinzona, kryeqytetin e Kantonit Ticino një i ri është mbytur duke ikur nga policia, të mërkurën në mëngjes. Siç raporton Tio.ch, a po ikte nga policët kantonalë pasi ata e kishin zënë në flagrancë, në një vjedhje.
Sipas autoriteteve, 28-vjeçari ishte i pastrehë
Policët fillimisht e kishin humbur nga pamja personin në fjalë pasi që në orën 7.30 të mëngjesit kishin marrë raportin për një sulm, transmeton albinfo.ch. Vetëm pak kohë më vonë, ai u pa sërish. Kësaj radhe, në një pikë karburanti. Kur policët arritën atje, ai iku prej tyre drejt lumit Ticino. Ai është hedhur nga bregu dhe më pas u mor nga rryma.
Rreth dy orë e gjysmë më vonë, një trup i pajetë është gjetur pranë një ure mbi lumin Fiume Ticino në rrethin Galbisio, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet vërtetuan përmes identifikimit se bëhej fjalë për personin në kërkim. Kosovari 28-vjeçar ishte regjistruar si refugjate dhe kohët e fundit ishte i pastrehë. Ai ishte i njohur për autoritetet pasi më parë i ishte ndaluar hyrja në Zvicër.
(Foto: tio.ch)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












