Lajme
Kosovari akuzohet për tentimvrasje, pas grindjes në Biberist, Solothurn
I akuzuari, një kosovar, e ka therur viktimën disa herë me thikë, thuhet në deklaratën e prokurorisë publike të Solothurnit
Prokuroria publike e Solothurnit ka ngritur akuzën për tentim të vrasjes me dashje kundër një 51-vjeçari.
Ai konsiderohet se ka plagosur rëndë një koleg pune në një mosmarrëveshje në një kantier ndërtimi në Biberist, në shtatorin e kaluar, shkruan sda.ch.
I akuzuari, një kosovar, e ka therur viktimën disa herë me thikë, thuhet në deklaratën e prokurorisë publike, të publikuar të enjten (sot), transmeton albinfo.ch. I dyshuari pjesërisht i mohon akuzat.
Mesditën e 17 shtatorit të vitit 2020, qendra e alarmit kishte marrë një mesazh ku thuhej se dy persona ishin grindur, pati shkruar policia e kantonit Solothurn në një mesazh në atë kohë. Kur policia kishte arritur në vendin e ngjarjes, atje kishte gjetur vetëm viktimën e plagosur.
Personi atëbotë 27-vjeçar që kishte pësuar disa lëndime, qe dërguar në spital për trajtim, përcjell albinfo.ch. Sipas deklaratave të saj, policia ka arritur të ndalojë autorin e dyshuar pasi një hetim pati filluar menjëherë.
Data e gjyqit në gjykatën e Qarkut Bucheggberg-Wasseramt nuk është caktuar ende.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara Rafinaria Varo Energy në Cressier prodhon benzinë, dizel, kerosen dhe naftë për ngrohje, duke përbërë pothuajse... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Në cilat qytete është më lehtë të hapësh biznes -
Zvicër: Kafshimi i qenit i kushton pronarit mijëra franga -
60 Biçikleta të vjedhura, akuzohen disa shtetas të Maqedonisë dhe të Kosovës














