Integrimi
Kosovari dëbohet nga Italia, kishte lidhje m ISIS-in
Një kosovar 31 vjeçar i cili jetonte me leje qëndrim që nga viti 2001 në Itali, është dëbuar nga Italia dhe për dhjetë vitet e ardhshme, i është ndaluar të vizitojë qytetin e Udinezes, në të cilin ai banonte, shkruan stol.it.
Vendimi u mor për arsye sigurie nga Ministria e Brendshme e Italisë, njoftoi policia e Udinezes të shtunën, përcjell “albinfo.ch”.
Kosovari akuzohet për propagandë fundamentaliste.
Personi i akuzuar thuhet se ka marrë pjesë në kampet e trajnimit në Turqi dhe planifikonte të udhëtonte për në Siri për të iu bashkuar luftimeve të ISIS.
Në Itali, ai bënte rekrutimin e të rinjve për luftime të ISIS në një xhami në regjionin Friaul.
Italia së fundmi ka marrë një ofensivë kundër terroristëve islamikë. Rreth 40 të huaj gjatë javëve të kaluara janë dëbuar nga Italia.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë













