Lajme
Kosovari, duke bërë garë me vetura në Gjenevë, shkakton vdekjen e çiklistes
Një çikliste ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e së shtunës në Gjenevë. Dy drejtues automjetesh janë arrestuar, të dyshuar se kanë shkaktuar aksidentin
Pasi ka goditur një biçikliste 31 vjeçe në Gjenevë duke i shkaktuar vdekjen, një kosovar 33 vjeçar është arrestuar së bashku me një francez (22), transmeton albinfo.ch. Ata të dy po bënin një garë makinash në qytet të premten mbrëma.
Sipas hetimeve fillestare, dy shoferët ishin duke garuar në Gjenevë, në segmentin e rrugës Quai du Mont-Blanc. Ishte rreth orës dy të mëngjesit. Pas rrugës Quai Wilson, ata u kthyen në Route de Lozanne dhe u përplasën me një çikliste që po kalonte rrugën.
Me atë rast gruaja është goditur rëndë dhe ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, shkruan sda.ch.
Automobilisti që ka goditur gruan, 33-vjeçari kosovar, akuzohet për vrasje të mundshme me dashje, ndërsa shoferi tjetër, francezi 22-vjeçar, akuzohet për vrasje nga pakujdesia, përcjell albinfo.ch. Të dy personat duhet të përgjigjen edhe për shkelje serioze të rregullave të qarkullimit rrugor.
Pasi ka goditur çiklisten, kosovari ka humbur kontrollin e automjetit të tij, i cili më pas ka rrëshqitur. Ai ka kaluar në mes të korsisë dhe është përplasur me një makinë që po afrohej. Drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident është dërguar në spital.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë Një mbrëmje që bashkoi emocione, bashkëpunim dhe tinguj bashkëkohorë në skenën kosovare... -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër













