Lajme
Kosovari i akuzuar si “tirani i familjes” pëson kolaps gjatë gjyqit
Një 50-vjeçar nga Kosova, me qëndrim në Austri akuzohej se ka rrahur, torturuar dhe burgosur prej vitesh familjarët e tij. Seanca kundër tij u ndërpre dje
Një burrë 50-vjeçar me shtetësi kosovare është dashur të dalë dje para Gjykatës së Landit në Ried për veprën penale të dhunës së ushtruar në vazhdimësi, transmeton albinfo.at.
Seanca ishte caktuar të zgjaste deri në orën 17:00, por pas pushimit të drekës pak para orës 14:00, i akuzuari papritur ra ngadalë nga karrigia. Shërbimi i shpëtimit është kujdesur për të dhe e ka çuar në spital për sqarim, shkruan nachrichten.at.
Procesi pritet të vazhdojë të premten e ardhshme.
Pretendimet e prokurorit publik Alois Ebner ndaj të akuzuarit janë serioze.
“I akuzuari mund të quhet padyshim një tiran i familjes. Përgjatë viteve, ai ka rrahur vazhdimisht gruan, tri vajzat dhe djalin e tij, ka fyer, kërcënuar me vdekje, torturuar, burgosur dhe detyruar” thotë Ebner.
“Ka pasur sulme të dhunshme. me shufra hekuri dhe kaçavida. I akuzuari me dhunën e tij ka shënuar jetën familjare për rreth 15 vjet”, ka shtuar Ebner.
Tri nga viktimat kanë denoncuar së bashku
Fëmijët tani janë nga 16 deri në 22 vjeç: dy vajza dhe djali kanë denoncuar babanë. Sipas raportit të psikiatres Adelheid Kastner, tirani i familjes është i përgjegjshëm penalisht, por ka një çrregullim të thellë personaliteti.
Për këtë arsye, zyra e prokurorit publik Rieder ka urdhëruar vendosjen e tij në një institucion për shkelësit me çrregullime mendore, përcjell albinfo.at.
Dënimi për një vepër penale si kjo, sipas StGB 107 (dhuna e vazhdueshme në familje) është deri në 15 vjet burg
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër













