Integrimi
Kosovari, kandidat në zgjedhjet për Këshillin Bashkiak në Zvicër
Ismet Mjaki është shpallur kandidat në zgjedhjet për Këshillin Bashkiak në Vernier, Gjenevë
Një tjetër shqiptar ka shpallur kandidaturën e tij në zgjedhjet lokale në Zvicër. Ismet Mjaki është kandidat për Këshillin Bashkiak në Vernier, Gjenevë, shkruan albinfo.ch.
Në zgjedhjet për këshilltarë 2020, në Zvicër, Ismet Mjaki do të angazhohet për një ekonomi të fortë, në mbrojtje të natyrës dhe mbrojtje sociale të merituar për komunën Vernier- Gjenevë.
Kryetari i degës së LDK-së për Kantonin e Gjenevës të Zvicrës, njëherësh nënkryetar i LDK-së për Zvicër, Ismet Mjaki, përmes një postimi në Facebook ka ftuar votuesit shqiptarë që të votojnë për kandidatët shqiptarë që garojnë për zgjedhjet kantonale në Gjenevë.
Po ashtu, edhe Arber Bullakaj është pjesë e listës së kandidatëve në garë për zgjedhjet kantonale në St. Gallen të Zvicrës, të cilat mbahen më 8 mars 2020.
Arbër Bullakaj, nga Suhareka, është bërë pjesë e garës elektorale si kandidat nga Partia Socialdemokrate për zgjedhjet kantonale në St. Gallen të Zvicrës, të cilat mbahen më 8 mars 2020, shkruan albinfo.ch.
Kosovari Bullakaj është tani më është pjesë e listës së kandidatëve në garë.
Sipas informacioneve, PS Wil-Untertoggenburg ka nominuar 18 gra dhe burra për zgjedhjet kantonale, mes tyre edhe kosovarin. /Albinfo.ch.

Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla














