Shkurt.ch
Kosovari lëndohet rëndë në përpjekje për të ikur nga burgu
Ai është rrëzuar nga një mur i lartë 8 metra. Me këtë rast ka dështuar edhe ikja e planifikuar e një të burgosuri tjetër, shtetas i Serbisë
Në tentim për të ikur nga burgu ku ishte duke vuajtur dënimin në Lenzburg (Aargau) një kosovar ka pësuar lëndime të rënda. Ai është rrëzuar nga një mur i lartë 8 metra. Me këtë rast ka dështuar edhe ikja e planifikuar e një të burgosuri tjetër, shtetas i Serbisë. Këto tentime kanë ndodhur sot në orën 14.
Kosovari i lënduar i është nënshtruar një operacioni emergjent pasi ka pësuar thyerje të rëndë të këmbës dhe tash ndodhet në Inselspital të Bernës në stacionin e mbikëqyrur .
Dy të burgosurit ishin përpjekur të iknin duke e lidhur një shkallë nga kopshti me një litar dhe një gyp, ka thënë një përgjegjës i burgut. Por kosovari ka rënë nga muri në tokë në anën e jashtme të burgut, ndërkohë që pjesëtarë të personelit të burgut kanë qenë të pranishëm në të dyja anët e murit. Kjo për faktin se dy të burgosurit para kësaj e kishin prekur një tel të rrethojës, me ç`rast ishte aktivizuar alarmi.
Si dënim për përpjekjen e ikjes dy të burgosurit do të mbajnë nga 15 ditë dënim në “bunkerin” e burgut që ndodhet në bodrum. Aty kanë vetëm shtratin dhe fare pak dritë të diellit. Vetëm një orë në ditë të burgosurit kanë të drejtë të dalin në ajër të pastër.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Zvicër
-
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj Depot e vetë-ruajtjes po përdoren gjithnjë e më shumë në Zvicrën frëngjishtfolëse, veçanërisht për shkak të... -
Thurgau ndërmerr masa të reja për parandalimin e vetëvrasjeve -
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara











