Jeta në Zvicër
Kosovari merr 7.5 vjet për tentimvrasje, por nuk dërgohet në burg
Ai nuk do të mbajë burg pasi që dënimi do t`i shndërrohet në masë risocializuese, në fund të të cilës mund të dëbohet në Kosovë
Kosovari, atëbotë 21 vjeç, së bashku me shokun e tij zviceran 2 vjet më të ri, në një zonë të banuar në Wetzikon të Cyrihut po bënin zhurmë të madhe. Ishte pak para mesnatës, në dhjetorin e vitit 2012 dhe Simoni 27 vjeçar nuk po mundte të flinte nga zhurma. Ai del nga banesa për t`i lutur dy zhurmaxhinjtë që të ulnin tonin. Me vete e merr, për t`u mbrojtur në rast sulmi, një sqepar alpinistësh. Por, në konflikt e sipër kosovari ia merr sqeparin nga dora dhe e godet në shpinë Simonin, i cili pëson lëndim të rëndë dhe duhet t`i nënshtrohet një operacioni.
“Ka pasur fat të madh që nuk ka vdekur”, thotë avokati i tij para trupit gjykues në Gjykatën e Qarkut në Hinwil.
Kosovari, sot 23 vjeçar akuzohej për tentim vrasje. Prokurori kishte kërkuar tetë vjet burg dhe 1000 franga gjobë. Por, burgu do t`i shndërrohej në masë risocializuese speciale, ku ai do të mund ta kryente edhe shkollimin e lënë në gjysmë.
I akuzuari ka shprehur keqardhjen përse ka mundur të ndodhë kjo, por ai ka thënë se goditja ka qenë e paqëllimshme. Edhe avokati i tij ka kërkuar dënim prej maksimalisht 18 muajsh, për lëndim të thjeshtë trupor, shkrun zol.ch. Por, trupi gjykues e ka vlerësuar aktin si tentim vrasjeje. Ai i ka shqiptuar kosovarit një dënim prej shtatë vjet e gjysmë heqjeje lirie. Mirëpo ai nuk do të mbajë burg pasi që dënimi me burg do t`i shndërrohet në masë risocializuese. Dënimit i shtohet edhe gjoba prej 1000 frangash dhe detyrimi për pagimin e dëmshpërblimit dhe shpenzimeve procedurale prej mbi 42 mijë frangash.
Përmes kësaj mase synohet për herë të fundit risocializimi i kosovarit i cili që nga mosha e tij 15 vjeçare ka filluar me delinkuencë. Sipas kryetarit të trupit gjykues, i dënuari 23 vjeçar mund të dëbohet në Kosovë menjëherë pas përfundimit të masës risocializuese apo burgut. Në këtë të fundit ai mund të dërgohet në rast mosfunksionimi të masës së përmendur
E-Diaspora
-
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë Buna Latifi shpallet më e mira në “Montenegro Guitar Festival”, fiton vendin e parë me pikë... -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga















