Lajme
Kosovari nga Gjermania, polic i rremë në Zvicër, tenton të mashtrojë plakën
Plaka e kishte kuptuar mashtrimin, por e kishte lënë mashtruesin të besonte se po e pranonte kërkesën e tij
Policia ka arrestuar dje në Oberkulm (Kantoni Aargau) një pjesëtar të dyshuar të një bande mashtruesish telefonik. Ata kishin tentuar të mashtronin një grua të moshuar duke përdorur një polic të rremë.
“Hajdutët janë afër dhe po kërkojnë pasurinë tuaj” i kishte thënë plakës zvicerane zëri nga telefoni, transmeton albinfo.ch. Sipas zërit, ajo, për të mbrojtur paratë e saj, duhej t’ia dorëzonte paratë menjëherë policisë. Kështu i kishte thënë një burrë që ishte prezantuar si pjesëtar i policisë së kantonit, raporton polizeinews.ch.
Plaka nga Oberkulmi është telefonuar të hënën në drekë, më 15 nëntor 2021. Ajo e kishte kuptuar mashtrimin, por e kishte lënë mashtruesin të besonte se po e pranonte kërkesën e tij, transmeton albinfo.ch. Shumë shpejt pas kësaj, një i ri tashmë po qëndronte te dera e shtëpisë së gruas së moshuar.
Por, ndërkohë, plaka në fjalë kishte njoftuar policinë rajonale, që do të thoshte se hetuesit civilë nga policia kantonale tashmë ishin gati. Ata më pas e arrestuan të dyshuarin.
Bëhet fjalë për një kosovar 30-vjeçar nga Gjermania. Ai duket të jetë një anëtar i një bande mashtrimi, i cili ishte angazhuar të mblidhte sendet me vlerë, në rolin e korrierit.
Policia e kantonit ka nisur hetimet ndaj tij.
Mashtruesit telefonikë që prezantohen si policë janë bërë sërish shumë aktivë, veçanërisht gjatë fundjavës. Policia e kantonit ka regjistruar raporte të shumta për thirrje të tilla.
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
Pritet që UBS të shkurtojë vende pune në gjysmën e dytë të vitit Vala tjetër e shkurtimeve të vendeve të punës në bankën zvicerane UBS do të fillojë në... -
Këshilli Qeveritar i Cyrihut nuk dëshiron abonime prej 365 frangash -
Ku në Zvicër do të paguani taksat më të ulëta në vitin 2026? -
Mund të bëhet më shumë për të parandaluar varësinë në Zvicër, thotë OJQ kundër varësisë -
30 km/orë në rrugët kryesore të Baselbieter, e arritshme vetëm me votën komunale














