Lajme
Kosovari nga Norvegjia vdes në burgun e Serbisë
Familja dyshon se ai është vrarë vetëm sepse kishte tatu në gjoks; Adem Jasharin, emblemen e UÇK-së dhe Skënderbeun.
Bëhet e ditur nga familja Zymberi nga qyteti i Pejës, por me vendbanim në Norvegji, ka bërë të ditur se djali i tyre, A. Zymberi, ka vdekur në burgun e Serbisë, më saktësisht në (Sremska Mitrovica), ku sipas dyshimeve të kësaj familjeje, djali i tyre është vrarë në këtë burg, vetëm sepse kishte tatu në gjoks; Adem Jasharin, emblemen e UÇK-së, dhe Skënderbeun, përcjell albinfo.ch.
Vdekjen e A.Zymberit e ka konfirmuar vetë babai i të ndjerit në një prononcim për Periskopin, ku tha se “po është i vërtetë lajmi, tani jemi në Kosovë, jemi duke shkuar për në Beograd për të marrë kufomën, dhe për të shkuar në Norvegji”.
Por si kishte përfunduar Zymberi në burgun e Serbisë?
Axha i të ndjerit, N. Zymberi, tregoi se e gjithë ngjarja kishte filluar një vit më parë, kur Artan Zymberaj ishte arrestuar nga policia, për posedim të disa tabletave, hapave që sipas Zymberajt ato tableta kishin qenë të jashtëligjshme.
Zymberajt i ishte caktuar masa e burgimit për 3 vjet, por që, sipas tij, ai do të transferohej në Norvegji pas muajit dhjetor.
I ndjeri ishte në këtë burg tash e një vit, por që sipas Nexhatit, brenda këtij viti asnjëherë nuk kishin pasur kontakt me Artanin, e as nuk ishin takuar pasi që gjithmonë arsyetimi i burgut kur kanë kontaktuar familjarët për të pyetur për Artanin kanë qenë: “Ja djali nuk po do me fol, ja nuk është aty, ja është në ushtrime.”
I gjithë dyshimi i tyre për vdekjen e Artanit është sepse ai kishte tatu “Adem Jasharin në gjoks, Skëndërbeun në tjetrën anë, shqiponjën, dhe ka pasur edhe emblemen e UÇK-së”.
Deklarata e N. Zymberajt:
Na sipas informatave të priftit që na ka tregu, na ka jep lajmin që djali ka vdekur në burgun Mitrovicës Sremit. (Sremska Mitrovica) Prifti norvegjez, se këtu në Novergji prifit zakonisht i jep informatën që ka ndërruar jetë. Sigurisht përmes konsulatës ka ardh ky informacion, unë nuk kam qenë aty ku ka ardhur ky informacion.
Çka po di unë, e kanë nxonë me do tableta, hapa, nuk e di as vet me çfarë hapa dhe u burgos atje. Dhe madje e kanë dënu 3 vjet. Ai ka nejt që 1 vit e diçka, ai ka pas mu transferu në shtetin norvegjez, sepse ai shtetas norvegjez dhe kështu mas vitit të ri ka pasë që ky ka mu transferu në Norvegji me kry burgun.
Ka qenë në burgun Sremska Mitrovica. Është burg i serbëve. Unë kam këqyrë gjithkah nëpër informata, kjo ngjarje ka pas ndodhur para 1 jave, ku kish pas ndodhur një zjarrë aty, kurse 4 gardianë janë lëndu edhe dy të burgosur janë dërguar në Novi Pazar duke u shëruar. Ku nuk e dimë a ka mundur të ketë qenë edhe ky pjesë e kësaj ngjarje.
Që 1 vit as kontakt, ja djali nuk po do me folë ja nuk është aty ja është në ushtrime. Që 1 vjet nuk kemi pasur kurrëfarë kontakti.
Na po dyshojmë se ky ka pasur, tatu, Adem Jasharin në gjoks, Skëndërbeun në tjetrën anë, shqiponjën, ka pasur edhe emblemen e UÇK’së. Ky nuk e ka ditur as gjuhën serbe se ai u lind e rritur në Norvegji. Kanë dyshime se serbët gjithçka bojnë.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













