Shkurt.ch
Kosovari, nxënës i autoshkollës, aksidentohet me BMW-në e tij
Një kosovar i moshës 18 vjeçare, pa patentshoferi por nxënës i autoshkollës ka shkaktuar të dielën pasdite një aksident në Seon (AG). Ai ishte i shoqëruar nga një person tjetër 19 vjeçar . Nuk ka të lënduar por dëmet materiale janë të mëdha.
18 vjeçari me shtetës kosovare, rreth orës 15.20 po e ngiste makinën BMW, në zonën industriale të Seonit. Ai i ka dhënë makinës shpejtësi aq të madhe sa që në kthesë e ka humbur kontrollin mbi makinën e fuqishme, shkruan polizeinews.ch. Kështu, BMW-ja rrëshqiti nëpër rrugën me lagështi dhe “fluturoi”, duke u përplasur në një rimorkio për transportim kuajsh që ishte vendosur në skaj të rrugës, transmeton albinfo.ch. Rimorkioja pastaj goditi një rimorkio tjetër që ishte pranë saj.
Shoferi i ri së bashku me shoqeruesin e tij shpëtuan pa lëndime. Ndërkaq BMW dhe të dy rimorkiot pësuan dëmtime të konsiderueshme, që sipas vlerësimeve të para, duhet të jenë rreth 10.000 franga.
Policia Kantonale e Aargaut i ka marrë 18 vjeçarit librezën e autoshkollës dhe e ka dorëzuar atë në zyrën për trafik rrugor. Përveç ndaj shoferit, policia ka bërë kallëzim penal edhe ndaj shoqëruesit të tij 19 vjeçar. Ky i fundit e kishte patentshoferin provues të cilin e ka marrë vetëm një vit më parë kështu që nuk ka të drejtë të shoqërojë të tjerët gjatë mësimit të vozitjes.
(Foto: Kapo Aargau)
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
Makinat e reja elektrike zvicerane rifitojnë terrenin, por nuk arrijnë objektivat Në një krahasim evropian, Zvicra ishte në mes të tabelës së renditjes për makinat elektrike në... -
Ja pse ende nuk ka rregulla për kohën e punës për punonjësit shtëpiakë -
Pritet që UBS të shkurtojë vende pune në gjysmën e dytë të vitit -
Këshilli Qeveritar i Cyrihut nuk dëshiron abonime prej 365 frangash -
Ku në Zvicër do të paguani taksat më të ulëta në vitin 2026?












