Lajme
Kosovari padit shtetin shqiptar, vuajti pa faj 2 muaj burgim
Nexhat Mulaj, nga Kosova, i cili qëndroi padrejtësisht 2 muaj prapa hekurave si i dyshuar për vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj, ka padit shtetin shqiptar dhe kërkon plot 100 mijë euro dëmshpërblim.
28 vjeçari, djalë i një familjeje dëshmorësh të luftës së Kosovës, shkruan në padinë e tij se ka pësuar dëme të pallogaritshme nga akuza e padrejtë për vrasje, pasi e ëma pësoi parainfarkt, ndërsa bashkëshortja humbi fëmijën, shkruan Gazeta Shqiptare.
“Për shkak të papërgjegjësisë së organeve kompetente të Prokurorisë dhe Gjyqësorit, u akuzua dhe u dënua një i pafajshëm edhe pse pafajësia e tij u vërtetua më së fundi. Por nga ana tjetër, një nënë rrezikoi jetën duke pësuar një parainfarkt kardiak dhe një grua humbi fëmijën e saj nga një abort spontan, i krijuar nga situata duke rrezikuar edhe ajo jetën e saj si rrjedhim”, shkruan në padi, Mulaj, i cili tashmë që pas daljes nga burgu ndodhet në Kosovë dhe ka rinisur jetën, edhe pse pati pasoja mjaft të rënda nga burgimi i padrejtë.
Sipas kësaj gazete një javë pas ekzekutimit të argjendarit Sinanaj, në pranga përfundoi Nexhat Mulaj, i cili për fatin e tij të keq kishte rastisur të kalonte pranë vendit të ngjarjes.
Ai u lirua dy muaj më vonë, pasi prokuroria vërtetoi pafajësinë e tij. Nexhat Mulaj, tashmë kërkon dëmshpërblim nga prokuroria shqiptare për burgun dhe akuzat e padrejta.
Viktor Gushi, ka pranuar se është autor i vrasjes së argjendarit Rrapo Sinanaj, akuzë për të cilën kosovari Nexhat Mulaj qëndroi padrejtësisht në burg për dy muaj. /albinfo&GSH/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












