Lajme
Kosovari para gjyqit, ka sulmuar çiftin homoseksual
I akuzuari i goditi ata në duar dhe i quajti, ndër të tjera, “homo të neveritshëm” dhe “të çoroditur
Në mars të vitit 2023, një kosovar kishte ofenduar dhe rrahur një çift homoseksual të kapur për dore në Winterthur, duke i quajtur “homo të neveritshëm”. Për këte arsye kosovari 38-vjeçar duhet të paraqitet para Gjykatës së Qarkut Winterthur ZH të hënën (sot).
Prokuroria publike kërkon dënim me burg pa kusht.
Ata “nuk duhet të mbajnë duart e njëri tjetrit”, u kishte thënë i akuzuari dy burrave që po kalonin dorë për dore pranë një parukerie në Winterthur, transmeton albinfo.ch. Kur ata të dy nuk u bindën, i akuzuari i goditi ata në duar dhe i quajti, ndër të tjera, “homo të neveritshëm” dhe “të çoroditur”.
Kur pronari i parukerisë ndërhyri, dy burrat fillimisht mundën të ecnin disa hapa më tej. Megjithatë, i akuzuari ka qëndruar sërish përballë të dyve dhe ka goditur sërish të dytë në fytyrë. Prokuroria publike më pas ka akuzuar sulmuesin (që punon si ndërmjetësues i sigurimeve) për sulm të thjeshtë, abuzim verbal dhe sulm.
Ajo kërkon dënim me tetë muaj burg dhe 300 franga gjobë, përcjell albinfo.ch. Sipas kërkesës së prokurorit, dënimi nuk duhet të jetë me kusht. Nëse gjykata pranon kërkesën, i akuzuari me precedentë penalë duhet të shkojë në burg.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës Interesi për Zvicrën rritet mes elitave të Dubait, jo vetëm si vend për investime financiare,... -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues












