Lajme
Kosovari, si polic i rremë, ia merr plakës zvicerane 15.000 franga “për t`ia ruajtur”
Zyrtarët kanë arritur ta marrin zarfin me rreth 15,000 franga, me rastin e kontrollimit të bërë të një kosovari 31-vjeçar dhe bashkëpunëtorit të tij të dyshuar, një 30-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
Të hënën, pak para orës 17, dy hetues nga Policia e Kantonit të Cyrihut në Zollikon kanë vëzhguar një grua të moshuar, e cila po depozitonte një zarf nën një kosh mbeturinash. Pas pak ata kanë parë kur po ky zarf u mor nga një burrë.
Siç shkruan Policia Kantonale në një komunikatë të publikuar të martën, zyrtarët kanë arritur ta marrin zarfin me rreth 15,000 franga, me rastin e kontrollimit të bërë pastaj të një kosovari 31-vjeçar dhe bashkëpunëtorit të tij të dyshuar, një 30-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, njofton 20minuten.ch.
Ata janë arrestuar dhe janë marrë në pyetje nga policia me dyshimin se ishin të përfshirë në një krim mashtrimi që njihet si fenomeni i “policit të rremë”.
Komunikata e policisë më tutje shpjegon fenomenin në fjalë që po praktikohet gjithnjë më shumë në kantonin e Cyrihut, që ka të bëjë me paraqitjen e mashtruesve në uniformë policore, transmeton albinfo.ch. Në raste të tilla, “polici” tregon një histori mbresëlënëse për të bindur viktimën se paratë e tij nuk janë më të sigurta në bankë. Nëse viktima pranon të bashkëpunojë, asaj i kërkohet t’ua dorëzojë pasuritë “zyrtarëve të policisë”.
Prandaj, Policia Kantonale e Cyrihut rekomandon: nëse ndodh ndonjë thirrje nga zyrtarë policie, sqarojeni këtë më parë përmes numrit të urgjencës, 117, përcjell albinfo.ch. Për ta bërë këtë, mbylleni tërësisht telefonatën me policin e dyshuar dhe mos lejoni që ai të lidhet me ju.
Policia e vërtetë nuk ndodhë kurr t’ ju kërkojë shuma të mëdha parash në telefon. Veç kësaj, asnjëherë mos u jepni para ose gjësende të vlefshme njerëzve të panjohur.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër Migrimi i brendshëm përtej kufijve gjuhësorë të Zvicrës ndonjëherë e vë në provë integrimin lokal. Në... -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis











