Tematike
Kosovari vrau gruan ngase deshti divorc
Vrasësi ishte i zemëruar sepse vajzat e tij nuk ishin ashtu siç i kishte menduar dhe sipas tij, fajtore për këtë ishte gruaja
Sipas policisë, një 59 vjeçar nga Kosova, ka shtënë me armë mbi gruan e tij, 52 vjeçe. Gruaja nga plagët e marra ka vdekur në vendin e ngjarjes. Sipas një dëshmitari okular, çifti nga Kosova kishin pasur zënka edhe më herët, raporton Blick.
Sipas një dëshmitari tjetër, më pas 59 vjeçari nga Kosova ishte parë duke shëtitur me armë në dorë rugëve të Pfäffikonit. Më vonë janë dëgjuar të shtëna të tjera.
Dëshmitarët kanë thënë se të shtënat kanë ardhur nga objekti i komunës, rreth 100 metra larg nga vendi ku e kishte qëlluar gruan e tij.
Atje, 59-vjeçari kishtë qëlluar një grua të dytë, drejtoreshën e departamentit për Çështje Sociale në Pfäffikon. Ajo e plagosur rëndë ishte dërguar në spital, ku kishte ndërruar jetë gjatë orëve të pasditës. Policia ka arritur të kap kosovarin që kishte kishte kryer këtë vrasje të dyfisht.
Motivet e kësaj vrasje ende nuk janë sqaruar nga policia.
Çifti nga Kosova kishin pesë fëmijë, katër vajza dhe një djalë.
Mediet zvicerane raportojnë se autori i kësaj vrasjeje ishte me shëndet të keq, ndër të tjera kishte vuajtur nga depresioni.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten












