Kosova
Kosovë: Aktakuzë ndaj 18 personave, konfiskohen 184 mijë euro në rastin “Subvencionet V”
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin Special, kundër 18 të pandehurve në rastin e njohur si “Subvencionet V”.
“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për veprat penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 414 KPRK-së, ‘Marrja e ryshfetit’ nga neni 421 të KPRK-së, ‘Dhënia e ryshfetit’ nga neni 422 të KPRK-së, ‘Ushtrim i ndikimit’ nga neni 424 të KPRK-së, si dhe ‘Mashtrim me subvencione’ nga neni 324 të KPRK-së”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, aktakuza është ngritur kundër tetë të pandehurve si persona zyrtar, prej tyre katër të pandehur janë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dy të pandehur zyrtarë nga Regjioni i Gjilanit në kuadër të AZHB-së, një zyrtarë në Komunën e Kllokotit, një zyrtarë në Komunën e Vitisë dhe ndaj dhjetë të pandehurve të tjerë qytetar.
Ndërkaq, Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore e sekuestruar nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale në vlerë prej 184 mijë eurove.
E-Diaspora
-
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? Pesë shtetet me investimet më të mëdha në Kosovë gjatë vitit 2025... -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Zvicër
-
Bashkimi i dy kompanive zvicerane të sigurimeve pritet të sjellë deri në 2,300 humbje vendesh pune Pas bashkimit të Helvetia dhe Baloise, shkurtimet e vendeve të punës mund të jenë më të... -
Qiratë e përballueshme në Zvicër, një luks i rrallë -
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës












