Kosova
Kosovë: Aktakuzë ndaj ministrit Damka, dyshohet për dëmtim disa milionësh të buxhetit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj Ministrie, Besim Kamberaj, për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”.
Sipas aktakuzës, Damka dhe Kamberaj dyshohen se nga data 16 gusht 2021 deri më 24 mars 2022 kanë tejkaluar kompetencat ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran”, transmeton albinfo.ch.
Prokuroria i akuzon ata se kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe procedurat për financimin e OJQ-ve, duke ndarë fonde publike pa shpallje të thirrjes publike dhe jashtë kompetencës së Ministrisë.
Dëmi i pretenduar për buxhetin e shtetit kap vlerën prej 1,040,000 euro.
“Prokuroria ka propozuar që të dy të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen me gjobë dhe burgim efektiv, duke theksuar se vetëm dënimet e tilla do të realizojnë qëllimin e parashikuar me Kodin Penal”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh Aeroportet zvicerane trajtuan 60 milionë pasagjerë në fluturime të planifikuara dhe çarter në vitin 2025. Numri... -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga










